- Klikime: 0
AKU REAGOI:


Pas konstatimit qe Gluten-free Albania beri ne tregun ushqimor te disa prej markave te prodhuesve vendase, ku produktet te etiketuara “pa gluten” rezultuan “me gluten”, AKU eshte pergjigjur si me poshte:
Përshëndetje të nderuar,
Referuar denoncimit mbi produktet e etiketuara apo të reklamuara si “pa gluten”, të kompanisë “Teuta”, konkretisht produkti Granola me bajame, Granola lajthi dhe Muesli me fara Chia, Drejtoria Rajonale AKU Durrës na informon se:
Nga verifikimi ne subjektin e sipërcituar u konstatua se nuk disponon gjendje fizike për te 3 produktet e mësipërme.
Nga verifikimi i gjurmueshmërisë për produktet e mësipërme, për të cilat është konstatuar kjo problematikë nga projekti Gluten-free Albania menjëherë pas marrjes së komunikimit dhe kontakteve kompania “Teuta” mori masa dhe u nis menjëherë procedura e njoftimit te konsumatorëve dhe subjekteve në të cilat ishin furnizuar me këto produkte, nga verifikimi i sasive të kthyera rezultoi se:
- Granola me bajame e cila është emërtuar ne kartën teknologjike si Granola me bajame dhe mjaltë është kthyer sasia 63 pako nga 350 gram secila;
- Granola me lajthi e cila është emertuar ne kartën teknologjike si Granola me lajthi dhe mjaltë është kthyer sasia 463 pako nga 350 gram secila;
- Muesli me fara Chia e cila është emertuar ne kartën teknologjike si Muesli me fruta te thata dhe fara chia është kthyer sasia 135 pako nga 350 gram secila.
Nga verifikimi i kartës teknologjike, këto produkte janë rietiketuar sipas legjislacionit ne fuqi dhe kartës teknologjike përkatësisht:
- Granola me bajame dhe mjaltë (në sasinë 63 pako nga 350 gram secila me datë skadence 30/06/2023);
- Granola me lajthi dhe mjalte (në sasinë 463 cope nga 350 gram secila me datë skadence 30/06/2023);
- Muesli me fara Chia e cila është emertuar ne kartën teknologjike si Muesli me fruta te thata dhe fara chia është kthyer sasia 135 pako nga 350 gram secila.
- Muesli me fruta te thata dhe fara chia (në sasinë 135 pako nga 350 gram secila me datë skadence 30/06/2023).
Produktet e mësipërme (të rietiketuara) janë transferuar ne magazinën e subjektit. Ne magazinën e subjektit produktet e sipërcituara janë ne përputhshmëri me etiketimin ne gjuhen shqipe (janë etiketa të notifikuara).
Duke ju falenderuar, mbetemi te hapur për bashkëpunim te mëtejshëm me qellim garantimin e sigurisë ushqimore për te gjithë grupet dhe kategoritë e konsumatorëve.
Ju urojmë ditë të mbarë!
Sektori i Informimit të Publikut dhe Koordinimit Ndërinstitucional
AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT
Identifikohu me
ose postoni si mysafir
Bëhu i pari që komenton.