Është shumë e rëndësishme të mos ngatërrojmë intolerancën ushqimore me alergjinë, të cilat janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Intoleranca ushqimore, e cila ndryshe njihet si hipersensibiliteti ushqimor, NUK shkakton një reaksion të sistemit imunitar, por ka të bëjë me mungesën e një enzime, e cila është përgjegjëse për përpunimin e një përbërësi ushqimor. Pra trupi ynë e ka të pamundur të tresë apo të asimilojë disa përbërës të ushqimit.
Ndryshe nga alergjia, intoleranca ushqimore nuk shkakton një reagim të menjëhershëm. Simptoma të ndryshme të intolerancës mund të shfaqen disa orë pas konsumimit të një ushqimi ose edhe pas disa ditësh. Këto simptoma zakonisht përfshijnë:
Alergjia ushqimore është një reaksion i sistemit tonë imunitar ndaj një ushqimi që konsumojmë. Ndryshe nga intoleranca ushqimore, alergjia ushqimore shkakton një reagim të menjëhershëm.
Në Shqipëri, ka disa klinika që mundësojnë kryerjen e testimit të intolerancës ushqimore.
Vetëm me një test të vetëm, me një marrje të thjeshtë gjaku, ju mund të merrni informacion mbi intolerancën që mund të keni ndaj më shumë se 100 lloje ushqimesh. Ushqimet ndahen në kategori si: