- Klikime: 0
Dieta pa gluten më e lehtë se ç'mendohet - Blerina Bombaj
Cfare eshte dieta pa gluten
Gluteni eshte nje proteine specifike te cilen nuk do ta gjeni te veza apo te peshku. Gluteni gjendet ne 4 drithrat: grure, elb, theker dhe tershere. Dieta pa gluten eshte pikerisht dieta qe eliminon keto 4 drithra. Per personat qe vuajne nga alergjia ndaj glutenit ose nga semundja “Celiac”, dieta pa gluten eshte esenciale per mireqenien e tyre.
Pikat me kritike te Glutenit
Njerezit me semundjen “celiac” duhet te kene sy shqiponje per te dalluar etiketat e ushqimeve. Perberesit me te dallueshem jane gruri, miell gruri, gluten gruri, theker ose elb. Por disa produkte e kane glutenin te fshehur. Dy terma per te pasur kujdes jane “malt” I cili behet nga elbi dhe “proteine vegjetale e hidrolizuar” ose “hydrolyzed vegetable protein” e cila shpesh vjen nga gruri. Ndersa tershera nuk permban gluten, ajo shpesh mund te shkaktoje simptoma si irritim te aparatit tretes, fryrje dhe diarre.
I thoni mirupashim bukes dhe makaronave … Pothuajse
Prodhimet e zakonshme te pasticerise dhe pothuajse te gjitha llojet e bukes dhe makaronat qe tregtohen ne vendin tone permbajne gluten. Kruasanet, biskotat, vaferat gjithashtu. Megjithate mos u deshperoni sepse ka alternativa. Ka buke dhe makarona pa gluten
Ne disa markete ushqimore dhe supermarkete tregtohen produkte pa gluten duke perfshire buken dhe makaronat. Keto ushqime behen zakonisht me miell misri, orizi ose patatesh ne vend te miellit te grurit. Gjithsesi kontrolloni etiketen qe te shkruaje "100% gluten-free."
Shume drithra per mengjesin kane gluten
Drithrat e zakonshme qe tregtohen per tu konsumuar ne mengjes me qumesht, akoma dhe kur jane prej misri apo prej orizi mund te permbajne gluten prandaj lexoni me kujdes etiketen dhe evitoni ato drithra te cilat permbajne grure, elb, theker apo malt. Lexoni me kujdes etiketen e drithrave me miser apo oriz dhe nese nuk permbajne perberesit e rrezikshem mund ti konsumoni.
“Futjuni me koke” orizit dhe patateve
Baza e energjise ditore qe nevojiteni do te duhet te vije nga orizi dhe patatet por, edhe nga fasulet, bizelet, qiqrat dhe thjerrzat. Nese ju ka vajtur mendja per makarona mund te kerkoni makaronat pa gluten, te bera me miser ose oriz.
Koha per kokoshka
Per englendisje mund te beni vete kokoshka ne shtepi si na I kane bere mamat dhe gjyshet dikur.
- Kujdes nga ushqimet e lyera me buke te thermuar
- Pula te gatshme apo filetot e peshkut shpesh lyhen me buke te thermuar ose miell. Mishi & peshku jane OK
- Mishi I fresket I kuq dhe I bardhe si dhe peshku dhe prodhimet e detit te freskta jane ushqime te sigurta dhe te rendesishme per te mbuluar nevojat ditore ne proteina, vitamina dhe minerale. Nenproduktet e mishit si sallamet, salcicet, konservat etj, duhet te evitohen.Evitoni biskotat dhe keket
- Embelsirat qe mund te konsumoni jane vetem ato qe behen ne shtepi me miell orizi apo patateje.
E dinit qe birra permban gluten?
Pjesa me e madhe e birrave permbajne gluten. Beni mire ta evitoni!
Por ju mund te beni “gezuar”
Vera dhe likernat zakonisht nuk permbajne gluten keshtu qe mund te beni gezuar dhe te shijoni 1-2 gota per te bere gezuar!
Ka ushqime plot…
Pervec veres, patateve dhe orizit, ka plot ushqime te shijshme te cilat mund ti shijoni pa frike sic jane vezet, mishi, peshku, frutat, zarzavatet dhe bulmeti.
Kujdes: gjithmone interesohuni per perpunimin e ushqimit psh., nese frutat jane recel apo komposto, zarzavatet jane te konservave, djathi eshte I perpunuar apo kosi eshte I aromatizuar. Duhet te jeni te kujdesshem nese ushqimi ka konservante dhe t’i lexoni me kujdes!
Qendroni larg simptomave
Per shumicen e personave qe vuajne nga kjo semundje, qofte edhe nje sasi shume e vogel gluteni mund te jape simptoma si fryrje dhe gazra, ndryshim ne levizshmerine e zorreve, renie ne peshe, lodhje dhe debulese. Flisni me dietologun nese keni ndermend te beni ndryshime te rendesishme ne dieten tuaj.
Dieta pa gluten dhe Autizmi
Disa prinder besojne se dieta pa gluten mund te ndihmoje femijet qe vuajne nga autizmi, edhe pse kjo teori eshte pak konfuze. Gjithsesi deri tani nuk ka fakte te rendesishme per te konfirmuar apo per te refuzuar efektivitetin e dietes pa gluten per personat me autizem. Nese ju deshironi, mund ta provoni dhe te vereni nese do te ndikoje ne permiresim te gjendjes se femijes.
Te ushqehesh pa gluten nuk eshte aq e lehte
Dieta pa gluten nuk eshte gjeja me e thjeshte ne praktike. Njerezit qe perfitojne nga kjo diete duhet ta mbajne kete regjim per gjithe jeten. Kjo do te thote te heqesh dore per gjithmone nga buka e grurit, makaronat dhe embelsirat e zakonshme. Megjithate edhe ne tregun tone ushqimor ka filluar te ofrohen ushqime pa gluten.
Mbani mend:
Trajnohuni mire ne leximin e etiketave pasi gluteni permbahet ne shumicen e ushqimeve te perpunuara. Permbahet edhe aty ku nuk jua pret mendja sic jane cemcakizat, buzkuqet, kolinozet etj. Lexoni cdo etikete.
Ky shkrim eshte orientues dhe i pergjithshem. Cdo person qe vuan nga semundja “celiac” duhet te keshillohet me dietologun per te marre nje meny ushqimor te personalizuar.
PS: Produkte pa gluten mund te gjeni ne nje kend te vecante ne rrjetet e supermarketeve “Spar”, i cili perbehet nga ushqime te certifikuara organike dhe pa gluten.
Blerina Bombaj - dietologe klinike