Poezia e së dielave

Poezia e se dielave me kek pa gluten: Keku “Shtepi e embla shtepi”

"Mid pleasures and palaces though we may roam, Be it ever so humble there's no place like home!"

Nuk ka si shtepia! NUK KA! Dashuria, ngrohtesia, rehatia dhe aroma karakteristike e bejne shtepine strehezen me te dashur dhe te pazevendsueshme. Jo me kot, sapo futemi brenda saj, themi me shpirt “Ah shtepi e embla shtepi”, sidomos kur bejme nje jete gluten-free ne Shqiperi. Pasiguria, frika dhe dyshimi se ushqimi mund te jete i kontaminuar jane emocione qe dashur padashur na pushtojne shpeshhere kur hame jashte. Ndersa ne shtepi jo. Perkundrazi. E dime fare mire se njerezit e dashur e bejne syrin “shqiponje” kur gatuajne dhe shtrojne tryezen me pjata te shijshme, ku mbizoteron aroma e dashurise se pakufishme, sigurisht gluten-free dhe na vjen natyrshem te ulerrasim me sa fuqi kemi, “Ah shtepi e embla shtepi”.

Ne fakt, kjo shprehje, qe tingelllon mijera-vjecare, eshte perdorur per here te pare ne vitin 1832 nga John Howard Payne (1791-1852). Ai ishte dramaturg, aktor, redaktor, shkrimtar dhe autor i shprehjes “Shtepi e embla shtepi". John-i e kaloi gjithe jeten ne arrati, duke iu shmangur borxheve, te cilat nuk i shlyente dot duke thurur vargje. Por shprehja “Shtepi e embla shtepi” do te mbetej e pavdekshme. Atij nuk do t’i kish shkuar mendja kurre se kjo shprehje do te behej aq popullore, duke frymezuar shkrimtare, regjizore, kompozitore apo njerez te thjeshte si ne, per te krijuar vepra apo gatuar kek me te njejtin emer, pa gluten.

Keku “Shtepi e embla shtepi” ka vetem 4 perberes:

  • Veze
  • Sheqer
  • Miell bajamesh
  • Limon
  • Menyra e pergatitjes eshte si te kjo vidjoja ne youtube:


    https://www.youtube.com/watch?v=dSIp5XLLkuE

    Hmmmm…yam yam