Poezia e së dielave

Keku “Twinkle twinkle little star”

Poezia e se dielave me kek pa gluten: Keku “Twinkle twinkle little star”

Twinkle, twinkle, little star,

How I wonder what you are!

Up above the world so high,

Like a diamond in the sky.

Twinkle, twinkle, little star", jane vargjet me te njohura te poezise “The star” shkruar nga poetja Jane Taylor. Keto vargje frymezuan shume kompozitore, perfshire Mozartin, duke e kthyer ne nje varg tingujsh të lidhur e harmonikë, pra ne nje melodi, aq te dashur per yjet me ndricues, femijet.

Por kur femijet bejne nje jete pa gluten, a ndricojne valle?

Shuuuuume! Sidomos kur e dine se duhet te luftojne me nje sere dritherash si gruri, elbi, thekra dhe shpesh tershera. Ne kete beteje te perditshme ato ndricojne me shume se cdo yll ne qiell. Na frymezojne me shume se kushdo. Aq te vegjel, aq luftarake, aq te papompshtur, nuk mund te te falin vecse nje shkelqim para te cilit ne qe s’kemi beteja te tilla duhet te ndiehemi te turperuar per tekat apo kotesirat qe na nxjerre goja e shkujdesur.

Por kur femijet nuk e dine qe shkelqimin po ia zbeh gluteni? Por, kur akoma me keq, ia zbeh ushqimi i pasigurte, plot grimca gluteni?

Kujdes! Sidomos ju qe tashme jeni ne dijeni te ushqimeve/produkteve qe prodhoni dhe reklamoni si “pa gluten”. Minimumi qe mund te beni eshte te pranoni se keni gabuar, se jo vetem ia keni futur kot, dhe se dashur padashur keni helmuar dhjetra, qindra njerez, perfshire femije; yjet, qe me ushqimin tuaj i keni bere vezullues, pra me nje shkelqim qe here shuhet e here ndizet. Kujdes!

Perberesit:

  • Miell bajamesh
  • vanilje
  • shurup panje
  • kakao
  • bajame
  • veze
  • fare pak gjalpe