Hurma, fruti i shenjte i vjeshtes.
Happy thought
“The world is so full of a number of things
I’m sure we should all be as happy as kings.”
Keto vargje te mrekullueshme, Robert Louis Balfour Stevenson, ia dedikoi infermieres se tij, Alison, e cila u kujdes me shume dashuri kur ai qe shume semure. Ai dashuronte shume, sidomos stinen e vjeshtes, te ciles po ashtu i dedikoi poezine “Autumn Fires”. Me siguri linte koken edhe pas hurmes, fruti simbol i kesaj stine.
Ne fakt, hurma perfaqeson me se miri magjine e shijes dhe ngjyrave te vjeshtës; ftuese, aromatike, ndijimi i te gjitha shijeve; e embel, e thartë, e athët, e hidhur. Per grekët e lashte hurma konsiderohej si "fruti i perëndive". Ndersa per kinezet si "Molla e Lindjes" per jetegjatesine, hijen mbrojtese qe leshon per ngritjen e foleve te zogjve midis degeve te saj, rezistencen ndaj ngricave, si dhe persosmerine e drurit per te ndezur nje zjarr te madh bubulak.
Per sicilianet ajo eshte perfaqesimi i vete Virgjëreshës së Shenjtë, e njohur me emrin "manuzza di Maria".
Hurma, fruti me origjinie nga Azia Lindore, nder me të lashtat në botë, njihet per vetite e saj sheruese. Ajo permban ujë me shumicë (rreth 80%), fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium. Pra, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon ne mbrojten e organizmit.
Hmm... yam yam