Ushqime me gluten

  • Klikime: 0

Uthulla ka shpesh gluten!

Uthulla ka shpesh gluten

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë (kete mund ta vërtetoni lehtësisht edhe me nje kërkim fare te thjeshte ne internet), UTHULLA ka shpesh gluten.

Ne lidhje me postimin e mëparshëm, se cili nga perberesit e sallates mund te ketë përmbajtje gluteni, UTHULLA është përbërësi i vetëm qe duhet pasur kujdes. Kjo sepse uthulla, përveç mollës, përbëhet edhe nga një proteinë vegjetale e hidrolizuar, qe ndryshe quhet “malt”. Kjo proteine, behet shpesh nga elbi, por edhe nga gruri, misri dhe orizi. Pra, sa here qe hasni produkte qe përmbajnë termin “malt”, por nuk e kane te specifikuar në etikete nëse jane me apo pa gluten, ju këshillojmë te mos e blini apo konsumoni.

Janë shume te shpeshta rastet, kur njerëzit intolerante ndaj glutenit apo ato çeliake, konsumojnë gabimisht uthullën e gabuar. Per kete arsye, eshte e rëndësishme te kemi sy shqiponje per cdo produkt qe konsumojmë.