Rreth Nesh
Gluten-free Albania është një portal, i cili ka si qëllim të ofrojë informacion dhe të rejat më të fundit mbi intolerancën ndaj glutenit dhe sëmundjen e çeliakisë. Ky portal synon të shërbejë si një platofrmë digjitale interaktive për të shkëmbyer receta pa gluten, përvoja, njohuri, ekspertiza apo praktikat më të mira që lidhen me të gjitha sfidat që paraqet intoleranca ndaj glutenit dhe sëmundja e çeliakisë në Shqipëri.
Ju lutem kini parasysh se ky informacion nuk ka për qëllim dhe nuk nënkupton të shërbejë si zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale. Konsultohuni gjithmonë me këshillat e mjekut tuaj ose me ndonjë ofrues tjetër të kujdesit shëndetësor të kualifikuar përpara se të filloni një trajtim të ri apo nëse keni pyetje lidhur me ndonjë gjendje mjekësore!