Ky informacion eshte teper i rendesishem per personat me celiaki si dhe intolerante ndaj glutenit!
Per shkak te ndryshimit te formules te produktit Teuta Granola me bajame, granola lajthi dhe Muesli me fara Chia, fale bashkepunimit shume te cmuar me Gluten-free Albania, projekti i fondacionit “Grow Albania”, te cilet i falenderojme per nismen e tyre, kemi konstatuar se fundmi se vetem keto produkte si Granola dhe Muesli Teuta, ndonese te etiketuara “Pa gluten” kane rezultuar ME gluten.
Duke i shkuar procesit te kontrollit deri ne hapin e fundit ju njoftojme se vetem keto 3 produkte si Granola bajame & lajthi dhe Muesli qe kane aktualisht te shenuar ne etiken e tyre “ Pa Gluten” jane ne procesin e fundit duke u terhequr dhe zevendesuar me formulen e re te reklamuar edhe ne etikete per te shmangur keshtu cdo mundesi ku konsumatori mund te konfuzohet.
Ne cdo paketim me logo Teuta i kushtojme gjithnje e me shume rendesi cdo detaji qe ka te beje me sigurine ushqimore, ndaj na lind perparesia per te informuar per kete ndryshim per personat qe vuajne nga kjo semundje celiake.
Jo vetem kaq, por do mundohemi te sjellim edhe produkte te reja “PA GLUTEN” gjithnje te sigurta per t’ju dhene sa me shume mundesi personave me celiaki dhe atyre intolerante ndaj glutenit.
Ne bashkepunim me @glutenfreealbania do te kujdesemi te jemi prane ketij komuniteti duke i ofruar sa me shume mundesi zgjedhjeje dhe mbi te gjitha te sigurta!
Faleminderit!
