1. Ju e dini se jeni intolerante ndaj glutenit
A e dini se vetem ne SH.B.A, mendohet se me shume se 2.5 milione individe jane te prekur nga semundja e celiakise, por qe fatkeqesisht mbeten ende te padiagnostikuar? Diagnoza e sakte eshte hapi i pare, i domosdoshem drejt sigurimit te nje gjendjeje te mire shendetesore. Jini mirenjohes per rrugetimin tuaj drejt nje diagnoze te sakte, pavaresisht nese e keni zbuluar vete apo dikush tjeter ju nxiti per te kryer kete lloj testimi.

2. Ju ndiheni me mire
Simptomat e intolerances ndaj glutenit variojne nga nje person te tjetri, por lodhja duket se eshte simptoma me tipike dhe pothuajse gjithmone e pranishme. Permiresimi i energjise dhe ulja e shqetesimeve jane pa dyshim nder perfitimet kryesore te diagnozes se kesaj intolerance.

3. Ju jeni pjese e nje komuniteti
Shume njerez, te padiagnostikuar, vuajne per vite me radhe, duke u izoluar krejtesisht. Zbulimi i nje diagnoze te tille, ju ben pjese te nje komuniteti qe me ne fund mund te kuptoje ate qe keni dhe po kaloni. Ju keni nje sistem mbeshtetes te menjehershem (jashte permes organizatave mbeshtetese kombetare dhe lokale) apo te rrjeteve sociale dhe platformave digjitale si ne rastin e Gluten-free Albania apo edhe te rrjeteve sociale online te vendeve te ndryshme (mund te gjeni pafund te tilla online).

4. Ju mund te ndihmoni nje mik
Diagnoza juaj mund te ndihmoje dike qe njihni ose edhe nje te huaj te mesoje me shume rreth kesaj intolerance. Njohuria rrit vetedijen. Ndergjegjesimi rrit numrin e njerezve te diagnostikuar siç duhet. Bisedat si ato qe keni me miqte dhe koleget, qofshin ne dyqanet ushqimore apo me me stafin e restorantit, mund te çojne ne zbulimin e nje diagnoze, e cila shpeton jete njerezish.

5. Ju mund te ndihmoni femijet tuaj ose anetaret e tjere te familjes
Rekomandohet qe te gjithe te afermit e shkalles se pare te dikujt te diagnostikuar me semundjen e celiakise te testohen, pavaresisht nese kane apo jo simptoma (pra femijet, prinderit dhe vellezerit apo motrat). Rekomandohet gjithashtu testimi i te afermve simptomatike te shkalles se dyte (gjysherit, niperit dhe mbesat, kusherinjte, hallat, xhaxhallaret, mbesat dhe niperit). Diagnoza juaj mund te ndihmoje dike qe e doni te diagnostikohet. Une e kam pare kete shume here ne praktiken time mjekesore.

6. Ju ulni rrezikun tuaj per probleme te tjera shendetesore
Fillimi dhe respektimi me rigorozitet i nje diete te rrepte pa gluten zvogelon rrezikun tuaj per zhvillimin e nderlikimeve te tjera te kesaj intolerance.

7. Ushqimi eshte ilaci juaj i vetem
Dieta pa gluten eshte sfiduese ne fillim, por me kalimin e kohes ajo behet normale, madje madje edhe shume e shijshme. Keshtu qe ndihuni me fat qe jeni ne nje fare menyre “te detyruar” te hani ne menyre me te kontrolluar dhe te shendetshme.

8. Ju mesoni se si te gatuani
Per hir te se vertetes ka edhe nga ata njerez qe ndjekin nje diete pa gluten, por aspak te shendetshme. Keta individe i bien shkurt duke ngrene ushqime te paketuara, ndonese jane te etiketuara “pa gluten”. Por ka edhe nga ata njerez apo familjare, qe zgjedhin te hane shendetshem, duke gatuar vete ushqime te freketa, bio dhe shume shume shijshme, duke rritur keshtu jetegjatesine dhe kenaqesine e te ngrenit apo te berit dicka vet, plot shije dhe lezet.

9. Ju provoni ushqime te reja, interesante
A e dinit se gastronomia etnike, si ajo indiane, tajlandeze apo persiane kane shume gatime pa gluten? Poo, kjo eshte shume e vertete. Dritherat alternative te tilla si quinoa, mel, teff dhe hikerrori tani mund te jene pjese e pjatave tuaja te perditshme. Ndoshta me pare nuk e kishit menduar kurre te provoni keto lloj gatimesh, por ja qe dieta pa gluten ju beri te zbuloni ushqime te tjera mjaft interesante.

10. Shqetesimet tuaja tani jane zhdukur si me magji
Ato simptoma te çuditshme, te pashpjegueshme qe kishit para diagnozes, te cilat mund t’i jene atribuar nga mjeket tuaj nje sere shkaqeve, duke filluar nga stresi te semundjet psikiatrike, tani kane nje shpjegim. Me fillimin e nje diete te rrepte pa gluten, simptomat zakonisht zhduken njehere e pergjithmone.

Burimi: https://theceliacmd.com/ten-positive-aspects-of-a-celiac-disease-diagnosis/
Pershtatur nga Gluten-free Albania.