Në vitet ‘20, Dr. Sidney Haas besoi se gjeti një kurë për sëmundjen e çeliakisë, duke propozuar “dietën e bananeve”. Kjo dietë rezultoi e suksesshme për të prekurit me sëmundjen e çeliakisë, pasi në mënyrë jo të qëllmishme, dieta nuk përmbante gluten.Ishte viti 1945, kur 2-vjeçares Lindy Thomson i thanë se i kishin mbetur vetëm disa jave për të jetuar. Ajo kishte diarre dhe të vjella. Ishte aq e hollë dhe ndiehej aq e dobët, sa nuk mund të ecte më. Prindërit e saj e çonin sa te një mjek në tjetrin. Më në fund, doktor Douglas Arnold në Buffalo, N.Y., ofroi recetën më të pazakontë: Ajo duhej të hante banane.
“Të paktën shtatë banane në ditë” (shikoni recetën në foto) sipas dietës së shpikur nga Dr. Sidney Haas. Dieta përmbante vetëm banane, qumësht, gjizë/djathë, mish dhe perime.
Në fakt, Dr. Sidney Haas shpëtoi jetën e shumë fëmijëve, por gaboi duke u fokusuar më shumë tek efektet e jashtëzakonshme kurative të bananeve në ndalimin e diaresë, që ishte dhe simptoma më tipike e kësaj sëmundjeje në atë kohë, duke anashkaluar ndikimin e drithërave si gruri, elbi dhe thekra.
Do të ishte pediatri holandez, Willem Karel Dicke, i cili kuptoi se gruri ishte faktori që mund të lidhej me sëmundjen e çeliakisë. Ai vuri re se në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur buka mungonte në Holandë, shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja e çeliakise ra në nivelin zero. Në vitin 1952, Dicke dhe kolegët e tij e identifikuan glutenin si shkaktarin e sëmundjes së çeliakisë dhe kështu lindi dieta pa gluten.
Në fakt, doktor Willem Karel Dicke do të fitonte edhe çmimin Nobel në mjekësi për këtë zbulim, por vdekja e parakohshme e bëri të pamundur, pasi çmimi Nobel, si rregull, nuk jepet pas vdekjes.
Artikullin e plotë në anglisht ne linkun : https://www.npr.org/sections/thesalt/2017/05/24/529527564/doctors-once-thought-bananas-cured-celiac-disease-it-saved-kids-lives-at-a-cost?fbclid=IwAR1WW9–vBn_dEuzkqs2az6KojbN2eUomUIstGYImCdh_4QHJnLkMNGd6cM
