Njerëzit që nuk mund të konsumojnë gluten, kur shkojnë në restorante apo udhëtojnë në një vend të huaj, mund të pajisen me karta restorantesh “gluten-free” në gjuhën zyrtare të vendit ku kanë shkuar. Këto karta përmbajnë një informacion të shkurtër se çfarë është gluteni, ku ndodhet dhe sa i dëmshëm është konsumimi i tij për individët që vuajnë nga sëmundja e çeliakisë apo janë intolerantë ose alergjikë ndaj kësaj proteine.
Kjo kartë, e cila është në 63 gjuhë, mund të shkarkohet online në linkun: https://www.celiactravel.com/cards/
Ju sugjerojmë ta printoni dhe ta merrni gjithmonë me vete kur shkoni në restorante apo kur udhëtoni.
