“Gluteni mund të gjendet në shumë ushqime, por gjithashtu mund të gjendet në produkte ushqimore që ne përdorim çdo ditë si dhe në ilaçet dhe vitaminat”. Kështu shkruan në faqen personale të internetit, një nga gastroenterologët shqiptarë, Dr. Altin Çekodhima.
Janë të shumta rastet, kur individë me këtë intolerancë apo sëmundjen e çeliakisë, ndonëse mbajnë një dietë shumë rigoroze pa gluten, vazhdojnë të kenë shqetësime nga më të ndryshmet, vetëm për të zbuluar më pas, se gluteni ka hyrë në trupin e tyre, jo përmes ushqimeve, por përmes ilaçeve apo vitaminave.
Me shumë keqardhje, të gjitha organizatat, komunitetet, si dhe mjekë të shumtë të specializuar në këtë fushë, pohojnë se shumë prej ilaçeve kanë në fakt përmbajtje gluteni. Kjo është një e vërtetë sa e hidhur, aq edhe e dhimbshme, pasi këto individë nuk gjejnë dot shpëtim as tek ilaçet, thjesht sepse nuk e kanë të specifikuar këtë përbërës, prania e të cilit është kërcënues për jetën e tyre.
Pas shumë protestave për këtë problem madhor, Agjencia Federale Amerikane e Ilaçeve dhe Ushqimeve (FDA), është drejt miratimit të një propjektiligji, sipas të cilit, është e detyrueshme të përcaktohet në të gjitha etiketat e ilaçeve prania ose jo e Glutenit.
Listën e ilaçeve pa gluten mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://www.glutenfreedrugs.com/newlist.pdf
