Cilat janë qytetet më të mira në botë për ata që mbajnë një dietë pa gluten?

Të gjithë ata që kanë një alergji apo intolerancë të caktuar, e dinë shumë mirë se sa e vështirë apo shpesh edhe e pamundur është ngrënia jashtë në restorante. Për këta individë, kjo është sfida më e madhe, sidomos në një vend si Shqipëria, ku mungojnë plotësisht restorantet pa gluten.

Megjithatë, janë të shumta qytetet në vende të tjera të botës, të cilat ofrojnë plot zgjedhje pa gluten, në restorante, hotele apo resorte të ndryshme. Por cili është qyteti me më shumë zgjedhje pa gluten, pra qyteti më “gluten-free friendly” në botë për vitin 2019.

Qyteti më “gluten-free friendly” në botë, për vititn 2019, është cilësuar Praga. Ky qytet është vlerësuar si më i miri bazuar në vlerësimet e Travelsupermarket, Trip Advisor, Huffington Post, si edhe prej komuniteteve të shumta të personave intolerantë ndaj glutenit, sidomos prej atyre çeliakë.

Në vendin e dytë vjen Çikago dhe në vendin e tretë renditet Amsterdami. Për më shumë informacion, klikoni linkun.