Tashmë në internet mund të gjeni informacion të hollësishëm rreth intolerancës ndaj glutenit dhe sëmundjes së çeliakisë, pra rreth një stili të ri të të jetuarit. Heqja dorë nga gluteni sjell ndryshime jo vetëm për individin që duhet apo ka vendosur të ketë këtë stil jetese, por për të gjithë familjarët, si dhe komunitetin ku bën pjesë. Përshtatja me këtë stil jetese, kërkon kohë, durim, bashkëpunim dhe mbi të gjitha mirëkuptim, sidomos nga personat që as nuk ia kanë idenë dhe refuzojnë të dëgjojnë se çfarë sjell pakujdesia më e vogël te një person, dieta pa gluten e të cilit është JETIKE.
Është kjo arsyeja pse shumë individë kanë vendosur të hapin blogje, faqe interneti apo “support groups” (më të rekomanduarat nga të gjitha mjetet e tjera të komunikimit), organizata, aplikacione apo donacione … etj. Pjesa më e madhe e këtyre nismave janë prindër të fëmijëve që e kanë jetike një dietë pa gluten.
Por cilat janë blogjet më të famshme dedikuar jetës pa gluten? Më poshtë gjeni një listë të përpiluar nga organizata më e madhe në botë dedikuar jetës pa gluten “Beyond Celiac”:
- Gluten Away
- Celiac Disease Guide
- Adventures of an Allergic Foodie
- The Adventures of Anti-Wheat Girl
- Celiac and the Beast
- Gluten-Free Fun
Për më shumë informacion, klikoni linkun e mëposhtëm: https://www.beyondceliac.org/living-with-celiac-disease/gluten-free-bloggers/
