Ju mendoni se i keni bërë të gjitha siç duhet!
Ushqimi që hani është pa gluten! Nuk hani kurrë në restorante, por vetëm në shtëpi. Madje, për t’u siguruar se po mbani një dietë sa më rigoroze pa gluten, keni shkuar aq larg, sa të vetmet gjëra që konsumoni janë fruta, perime dhe ujë. Por pavarësisht të gjithave, përsëri keni shqetësime. Përse? Çfarë po bëni gabim? E keni menduar ndonjëherë se pasta e dhëmbëve ka gluten dhe se te gjitha shqetesimet mund t’i keni prej saj?
Po, ka disa lloj pasta dhëmbësh që përmbajnë gluten, por jo të gjitha.
Por ka edhe pasta dhëmbësh, që edhe pse nuk e kanë të shkruar që janë “glutenfree”, janë pa gluten.
Zbuloni se cilat pasta dhëmbësh apo produkte të tjera dentare janë pa gluten, duke klikuar linkun e mëposhtëm : https://www.beyondceliac.org/living-with-celiac-disease/dental-care/?fbclid=IwAR25yskXizpyo_9fba0noSwBlYXm0fpx5kdNKOpog65c7SGrp3zBMc6JmmU
