Duket e pabesueshme, por është e vërtetë (këtë mund ta vërtetoni lehtësisht edhe me një kërkim fare të thjeshtë në internet), UTHULLA ka shpesh gluten.
Kjo sepse uthulla, përveç mollës, përbëhet edhe nga një proteinë vegjetale e hidrolizuar, që ndryshe quhet “malt”. Kjo proteinë, bëhet shpesh nga elbi, por edhe nga gruri, misri dhe orizi. Pra, sa herë që hasni produkte që përmbajnë termin “malt”, por nuk e kanë të specifikuar në etikete nëse janë me apo pa gluten, ju këshillojmë të mos e blini apo konsumoni.
Janë shumë të shpeshta rastet, kur njerëzit intolerantë ndaj glutenit apo ato çeliakë, konsumojnë gabimisht uthullën e gabuar. Për këtë arsye, është e rëndësishme te kemi sy shqiponje për çdo produkt që konsumojmë.
