Po po, e kuptuat mire, dasma 100% pa gluten! Ushqimi dhe pijet, cdo gje pra pa gluten. Nje sipermarrje, perveçse brilante, edhe fitimprurese. Ne sigurisht na entuziazmoi shume ideja dhe u emocionuam edhe me shume kur edhe betimet e ciftit ne thelb kishin te benin me perkushtimin e perjetshem ndaj sigurimit te ushqimit te shendetshem pa gluten. Ja cfare i premtonte ai asaj para Zotit:
Ai: Te premtoj se do te te dua gjithmone, ndoshta jo perdite, se s’ka as lezet, por deri ne fund. Premtoj se do filloj te lexoj me shume per glutenin dhe te mesoj te te gatuaj ushqime pa gluten. Premtoj te mos fus ne shtepi as kokerrizen me te vogel me gluten, as byrekun e mamit, as kadaifin e halles, as sheqerparen e gjyshes. ASGJE!
Premtoj se kafen, sigurisht pa gluten, do ta fus te makineta dhe ty do te te duhet vetem te shtypesh butonin per ta pire te gjate, te shkurter, te mesme … aman zemer ti e di mire qe do te ta kisha bere me gjithe dashuri, por asnjehere nuk e do njelloj.
Premtoj se do te kujdesem qe ushiqmi i pergatitur nga mamaja te jete pa gluten, i shendetshem dhe i shijshem. Te jesh e bindur qe aq shume sa e kam terrorizuar se c’dem sjell gluteni ne organizmin tend por edhe te te tjereve, ajo jo vetem qe nuk e fut me ne shtepi, por ka filluar dhe sheh makthe me drithera, me grure, elb dhe theker. Gruri e lebetit fare njehere. Me vjen keq nga nje ane, por nga ana tjeter jam i qete qe ne shtepine tone ti do te ndihesh e sigurte dhe e qeshur, sic edhe te ka nur.
Premtoj se…. Ajo: po po pranoj…
Vetem ne Itali…por shume shpejt edhe ne Shqiperi… eshte bukur te enderrosh.
