Kur perzgjedhim produkte pa gluten, hasim shpesh etiketimin “Mund te permbaje gjurme gluteni”. Te gjithe ata qe e kane tolerancen 0 ndaj glutenit e dine fare mire qe ky produkt nuk duhet te blihet, pasi gjasat qe te jete i kontaminuar me gluten jane te larta. Por ne cilat kushte vendoset ky lloj etiketimi?

Etiketimi “Mund te permbaje gjurme gluteni” vendoset ne kushtet kur ka shume te ngjare qe te kete ndodhur kontaminimi me nje alergjen te caktuar. Ne raste te tilla, kompania ka detyrimin te etiketoje produktin si me poshte:

  • “Mund te permbaje gjurme te gluteni”;
  • “Prodhuar ne te njejten fabrike, qe prodhon produkte me grure”;
  • “Ky produkt nuk eshte i pershtatshem per njerezit me semundjen e celiakise per shkak te metodave te prodhimit”.

Pra, kur shihni nje nga etiketimet e mesiperme, prodhuesi po ju ben me dije se ekziston rreziku qe produkti te jete i kontaminuar me gluten.

*Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) percakton “pa gluten” ato ushqime qe permbajne me pak se 20 pjese per milion (ppm) gluten.