Dieta Low-FODMAP është një dietë paksa e ndërlikuar, por shumë efikase në funksionimin e aparatit tretës. Ajo përfshin kufizimin e karbohidrateve të dobëta për t’u perthithur e të fermentueshme, të njohura me emrin FODMAP, për një periudhë të caktuar kohore, nga 4 deri në 6 javë.
Kjo fazë eleminimi pastaj ndiqet nga një fazë rikthimi. Trupi, pas një sfide të përkohshme, është në gjendje të reagojë ndaj një ushqimi që shkakton efektin e quajtur “Sindromi i Zorrëve Nervoze” (Irritable Bowel Syndrome).
Po cfarë do të thotë emri FODMAP? Në fakt, FODMAP është akronim i fjaleve:
Fermentable– Fermentuara
Oligosaccharides:Oligosakaridet janë karbohidrate të cilat kanë 3-10 sheqerna të thjeshta të lidhura së bashku. Ato gjenden natyrshem te fruktanët dhe galakto-olisakaridet që gjenden te gruri, thekra, qepa, hudhra, bishtajoret dhe ushqimet e tjera.
Disaccharides/disakaridet janë karbohidrate që quhen edhe sheqerna të dyfishtë dhe kanë funksione të rëndësishme në dietën e njeriut si burime kryesore të energjisë. Këto mund të jenë me origjinë bimore, të tilla si saharoza e kallamit të sheqerit dhe maltoza e pranishme, dhe me origjinë shtazore të tilla si laktoza e pranishme në qumështin e gjitarëve.
Monosaccharides/ Monosakaride, fruktoza që gjendet në ushqime si shalqiri dhe bizelet.
Polyols, ku përfshihet sorbioli, mannitoli dhe xylitoli që gjenden te molla kumbulla, çimçakëzat etj
Kjo dietë ka rezultuar mjat efikase te njerëzit që kanë probleme me sistemin e aparatit tretës, dhe me përpunimin e karbohidrateve natyrale që gjenden në disa ushqime.
Kini parasysh se kjo dietë duhet të mbahet me këshillë të mjekut.Ne rast se mjeku ju ka rekomanduar nje diete te tillw, si në rastin tone, (para 5 vitesh), ju mund të shkarkoni edhe aplikacionin me emrin “Monash University Fodmap Diet”, që kushton 12 $.
Në rastin tonë, dieta rezultoi shume efikase, por gjithmonë kini parasysh që secili prej nesh është ndryshe.
