Sot, në tregun botëror të librave, mund të gjeni shumë libra për alergjinë, ndjeshmërinë dhe intolerancën ndaj Glutenit apo sëmundjen e çeliakisë. Por, në dijeninë tonë, deri tani, në Shqipëri asnjë as ka shkruar, as ka përkthyer ndonjë libër për këtë çështje.

Disa prej librave bazohen në studime shkencore dhe disa të tjerë në përvoja personale, duke ofruar këshilla praktike për të pasur një jetë më të lehtë dhe të shendetshme pa gluten. Ndërkohë, ka edhe libra, ku shumë autorë e konsiderojnë një “modë të përkohshme” apo thjesht një “tek” të VIP-ave, mbi të cilat është ngritur një industri, e cila ka fitime të jashtëzakonshme.

Në fakt, nëse i referohemi të dhënave të fundit, ku tregu global i produkteve pa gluten u vlerësua në 4,35 miliardë dollarë në vitin 2018, dhe në vitin 2026 pritet të arrijë në 7.91 miliardë dollarë, edhe mund të na lindin dyshime se me të vërtetë dieta pa gluten është kthyer në modë. Por po të pyesni njërëzit e prekur nga sëmundja e çeliakisë, gastroentorologët..etj, do të kuptoni se një regjim ushqimor pa gluten është JETIK. Është pikërisht ky skepticizëm apo kjo injorancë, që ka nxitur personazhe të njohur të shkruajnë libra, të hapin restorante, blogjje, të realizojnë filma dhe dokumentarë, me qëllim rritjen e ndërgjegjsimit rreth kësaj çështjeje, shpesh të nënvlerësuar.

Po ju çfarë librash keni lexuar ? A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të shkruani një libër për jetën pa gluten? Cili libër për glutenin do të donit të përkthehej?