Floket jane “stolite” me te bukura te nje njeriu ose “korniza” e fytyres. Te gjate, te shkurter, te zinj, te verdhe, te kuq, jeshil, gri, kacurrel, te drejte, me onde, gershet… ato duken bukur te cdo njeri i lumtur dhe mbi te gjitha i shendetshem. Edhe kur koka eshte pa floke, si tregues i nje procesi natyral te kalimit te viteve, ajo prape mbetet nje koke e bukur dhe dinjitoze. Por kur krejt papritur, ne lule te rinise apo akoma me keq, ne femijeri, ato bien me fije ose tufa, pa shkak? A e dinit se renia e flokeve eshte nje nga treguesit me te zakonshem te intolerances ndaj glutenit? Jane te shumte personat qe njohim nga afer apo edhe po t’i referohemi statistikave, te cilet pohojne se renia e flokeve ka qene nje nga arsyet drejt zbulimit te sherimit… pra te dietes pa gluten. “Floket me binin me tufa” shprehej aktorja e mirenjohur, New York Times best seller me librin “Jennifer’s Way”, Jennifer Esposito (gruaja e pare e Bradley Cooper), njekohesisht nje nga ambasadoret me me ndikim ne semundjen e celiakise. Por dieta pa gluten ndryshoi shume gjera, midis te tjerash, edhe floket, duke i rikthyer shkelqimin, forcen, shendetin dhe nurin qe secili prej nesh meriton te kete.
