Cilat janë simptomat e sëmundjes së çeliakisë dhe intolerancës ndaj glutenit?
Njihen më shumë se 300 simptoma për personat që kanë intolerancë ndaj glutenit apo për të prekurit me sëmundjen e çeliakisë.
Madje, ju edhe mund të mos keni asnjërën prej simptomave dhe përsëri të jeni të prekur prej saj.
Njerëzit preken në mënyra të ndryshme nga kjo intolerancë apo sëmundje. Shenjat më të zakonshme shfaqen në sistemin tretës, duke shkaktuar diarre dhe dhimbje barku. Por shenjat mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit. Për shembull, tek fëmijët irritimi është një ndër shenjat më të zakonshme.
Simptoma të tjera përfshijnë:
- gazra të shtuara;
- fryrje dhe dhimbje barku të shpeshta;
- diarre ose kapsllëk të vazhdueshëm
- rënie në peshë;
- lodhje e pashpjeguar
- anemi e pashpjeguar (numri i ulët i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhjen);
- dhimbje kockash ose të artikulacioneve;
- osteoporozë, osteopeni;
- ndryshime në sjellje;
- mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë dhe duar (prej dëmtimit të nervave);
- ngërçe muskulore;
- konvulzione (të dridhura të forta);
- mungesë të menstruacioneve (për shkak të humbjes në peshë);
- infertilitet (mungesë pjellorie); aborte të përsëritura;
- vonesë në rritje;
- mungesë zhvillimi foshnjor;
- plagë të zbehta në brendësi të gojës të quajtura ulçera aftoze;
- çngjyrosje të dhëmbëve ose humbje të zmaltit;
- kruarje të lëkurës së skuqur e quajtur dermatitis herpitiform;
- impotencë.