Çfarë duhet të bëni, nëse, pa dashje, konsumoni gluten?

Çfarë duhet të bëni, nëse, pa dashje, konsumoni gluten?

Sipas fondacionit më prestigjioz, “Beyond Celiac”, nëse, pa dashje, konsumoni gluten, rekomandohet që të:

  • Pini sa më shumë ujë;
  • Pini sa më shumë ujë të zier me xhenxhefil ose lëng kockash;
  • Pini sa më shumë ujë të arrës së kokosit;
  • Pushoni duke u shtrirë ose po mundët, flini sa më shumë gjumë;
  • Konsumoni ushqime, të cilat janë lehtësisht të tretshme, preferencialisht ushqime të lëngshme. Më pas, gradualisht, filloni të konsumoni ushqime si banane, oriz, vezë të zier apo pure patatesh;
  • Shmangni sa më shumë të mundeni karbohidratet apo produktet e qumështit;
  • Përpiqeni, që çdo ditë, në mënyrë graduale të bëni ushtrime fizike.