- Klikime: 0
Cheesecake “Mall”
Kishim shume kohë pa ngrënë cheesecake pa gluten në Shqipëri. Kjo jo sepse na mungon vullneti apo dëshira për të provuar receta të ndryshme pa gluten, por sepse kemi frikë. Kemi frikë të provojmë produkte që nuk shkruajnë “gluten-free”, edhe pse shumë prej tyre, si qumështi, gjalpi etj nuk e kanë të nevojshme këtë lloj etiketimi. Por në Shqipëri çdo gjë duhet parë dhe stër-parëL!
Duke ndjekur faqe të ngjashme me Gluten-free Albania, sidomos blogje italiane meqenëse konsumojmë produkte shpeshherë të njëjta apo të ngjashme, u siguruam se produktet e paraqitura në foto, si mascarpone, gjalpi etj janë pa gluten. Kështu që menjëherë iu futem punës dhe përgatitem një cheese-cake, të cilën e gatuam fiks si te kjo vidjoja, që e gjeni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=wNLxiRcNsPg
Teksa e shijonim, na erdhi në mendje poezia “Mall” nga i madhi Ismail Kadare, ndaj dhe e quajtëm cheesecake “Mall”:
Përbërësit:
- Djathë Philadelphia
- Mascarpone
- Krem qumështi (pana)
- Sheqer
- Esencë vaniljeje
- 4 vezë
- Niseshte misri
- Biskota/cookies pa gluten
- Gjalpë
- Limon dhe manaferra
Identifikohu me
ose postoni si mysafir
Bëhu i pari që komenton.