Links

Cili është protokolli i analizave për sëmundjen e celiakisë?

Sipas organizates “Beyond Celiac”, protokolli periodik i semundjes se celiakise, duhet te konsistoje ne analizat e meposhtme laboratorike:

  • Niveli i antitrupave te sëmundjes se celiakise (IgA-tTG)
  • Profili i anemisë ushqyese (hemoglobina, hematokriti, folati, ferritina, vitamina B12)
  • Profili i vitaminës (tiamina, vitamina B6, vitamina 25-hidroksi D)
  • Profili mineral (bakër, zink)
  • Profili i lipideve
  • Elektroliti dhe profili i veshkave
  • Numërimi i plotë i gjakut (CBC)
  • Hormoni stimulues i tiroides (TSH)
  • *Keshillohet qe të rriturit të bëjnë një skanim të densitetit mineral të kockave brenda vitit të parë pas diagnozës.

    Per me teper informacion vizitoni linkun me poshte:
    https://www.beyondceliac.org/living-with-celiac-disease/followup-testing/

    Çfarë ëshë gluteni?
    lexo më shumë

    Çfarë është gluteni?

    Gluteni është një proteinë, e cila gjendet në 3 drithëra:
    1. grurë
    2. elb
    3. thekër

    Mbajtja e një diete pa gluten, deri tani, është e vetmja mënyrë për të trajtuar intolerancën ndaj glutenit apo sëmundjen e çeliakisë.

    Kujdes! Tërshëra e tregtuar, ka rezultuar të ketë përmbajtje gluteni, ndërsa tërshëra e pastër nuk ka gluten.

    Sëmundja e çeliakisë
    lexo më shumë

    Cilat janë simptomat e sëmundjes së çeliakisë dhe intolerancës ndaj glutenit?

    Njihen më shumë se 300 simptoma për personat që kanë intolerancë ndaj glutenit apo për të prekurit me sëmundjen e çeliakisë.

    Madje, ju edhe mund të mos keni asnjërën prej simptomave dhe përsëri të jeni të prekur prej saj.

    Njerëzit preken në mënyra të ndryshme nga kjo intolerancë apo sëmundje. Shenjat më të zakonshme shfaqen në sistemin tretës, duke shkaktuar diarre dhe dhimbje barku. Por shenjat mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit. Për shembull, tek fëmijët irritimi është një ndër shenjat më të zakonshme.

    Simptoma të tjera përfshijnë:

    • gazra të shtuara;
    • fryrje dhe dhimbje barku të shpeshta;
    • diarre ose kapsllëk të vazhdueshëm
    • rënie në peshë;
    • lodhje e pashpjeguar
    • anemi e pashpjeguar (numri i ulët i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhjen);
    • dhimbje kockash ose të artikulacioneve;
    • osteoporozë, osteopeni;
    • ndryshime në sjellje;
    • mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë dhe duar (prej dëmtimit të nervave);
    • ngërçe muskulore;
    • konvulzione (të dridhura të forta);
    • mungesë të menstruacioneve (për shkak të humbjes në peshë);
    • infertilitet (mungesë pjellorie); aborte të përsëritura;
    • vonesë në rritje;
    • mungesë zhvillimi foshnjor;
    • plagë të zbehta në brendësi të gojës të quajtura ulçera aftoze;
    • çngjyrosje të dhëmbëve ose humbje të zmaltit;
    • kruarje të lëkurës së skuqur e quajtur dermatitis herpitiform;
    • impotencë.

    Si diagnoztikohet sëmundja e çeliakisë apo intolerancë ndaj glutenit?

    Për të diagnostikuar sëmundjen e çelikaisë mjekët zakonisht kërkojnë analiza të gjakut për të matur nivelin e antitrupave si më poshtë:

    • Imunoglobulina A (IgA)
    • anti-ind transglutaminasa (tTGA)
    • IgA anti-endomisium antitrupa (AEA)

    Është shumë e rëndëshime të kini parasysh se përpara se të kryhen këto teste, duhet përdorur një dietë normale me ushqime që përmbajnë gluten si psh ; bukë, makaronat. Në qoftë se ndërpritet kjo dietë normale përpara se të bëhen testimet, rezultatet mund të jenë negative për këtë sëmundje, kur ajo në fakt është e pranishme.

    Në qoftë se testet dhe shenjat sugjerojnë për praninë e kësaj sëmundjeje, doktori mund të marrë material për biopsi në zorrë të hollë. Ketë, doktori e realizon me anë te endoskopisë (gastro-duodeno-skopia), ku merret materiali dhe vlerësohet në laborator me ngjyrime të veçanta për të parë dëmtime të vileve.

    Si trajtohet sëmundja e çeliakisë apo intoleranca ndaj glutenit?

    Deri tani, i vetmi trajtim për sëmundjen e çeliakisë është ndjekja e një diete pa gluten. Kur një pacient diagnostikohet me këtë sëmundje, doktori, si rregull duhet ta orientojë pacientin drejt një dietologu të certifikuar për t’u informuar mbi produktet e duhura dhe të nevojshme sigurisht pa përmbajtje gluteni.

    Ushqimet që lejohen

    • Të gjitha frutat
    • Të gjitha perimet
    • Mishi
    • Peshku
    • Produktet e qumështit
    • Amaranth, Arrowroot, Cassava ,Tapioca (lloje zhardhokësh që janë të rralla në Shqipëri)
    • Buckwheat (kokrrat e një bime si hithra)
    • Misër
    • Bishtajoret (barbunja, bathë, bizele)
    • Fije liri fara

    Ushqimet që nuk lejohen

    • Gruri - ku përfshihen, niseshte gruri, krunde gruri, embrion gruri, grurë i plasaritur, protein A të hidrolizuara gruri
    • Elb
    • Thekër
    • Triticale (përzierje midis thekrës dhe elbit)
    • Produkte të tjera gruri
    • Niseshte
    • Gruri i bardhë
    • Ushqime të përpunuara që përmbajnë grurë, thekre, elb
    • Koncentrate që përdoren për gatim kryesisht të supave
    • Orizi kaf
    • Të gjitha llojet e patatinave
    • Ëmbëlsirat
    • Sallami, salsiçe (me përjashtim të rasteve kur është përcaktuar në etiketë “pa gluten”)
    • Salcë me lëng mishi
    • Peshk i imituar
    • Biskota me drithëra
    • Oriz i përzier
    • Gjel deti
    • Suprat
    • Salcë soje
    • Perime me salcë